Bie me 8% mbështetja e shqiptarëve për BE-në. Ky është rezultati i nxjerrë nga një sondazh i zhvilluar nga Instituti për Studime Ndërkombëtare. Sondazhi u zhvillua para dy muajsh dhe zbuloi se vetëm 77 % e shqipëtarëve e mbështesin integrimin, krahasuar me 85% të një viti më parë. Sondazhi u zhvillua në të 12 qarqet
Bie me 8% mbështetja e shqiptarëve për BE-në. Ky është rezultati i nxjerrë nga një sondazh i zhvilluar nga Instituti për Studime Ndërkombëtare. Sondazhi u zhvillua para dy muajsh dhe zbuloi se vetëm 77 % e shqipëtarëve e mbështesin integrimin, krahasuar me 85% të një viti më parë.
Sondazhi u zhvillua në të 12 qarqet me intervista të drejtëpërdrejta me 1200 persona. Pavarësisht uljes së mbështetjes, shqiptarët cilësohen ende si popull që ka simpati të lartë për Bashkimin Evropian .
Afërsisht gjysma e të anketuarve janë pro vendimit të BE-së për të mos ia dhënë statusin e kandidatit Shqipërisë në dhjetor. Sipas tyre vendi ka probleme të mëdha me zbatimin e ligjit.
Nga sondazhi rezulton gjithashtu se rreth 50% e shqiptarëve mendojnë se vendi do ta marrë statusin e kandidatit, ndërsa 30% thonë jo.
Nga ana tjetër 70% e shqiptarëve janë në një mendje dhe bëjnë fajtorë qeverinë dhe politikën shqiptare për mosrealizimin e “ëndrrës europiane”.
/Panajot Dybeli/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *