Snowden: Unë i zbulova programet e spiunimit

0

Edward Snowden, një amerikan 29 vjeçar është identifikuar nga gazeta britanike ”The Guardian” dhe ajo amerikane ”The Washington Post” si burim i informacioneve të publikuara në gazeta, ku pasqyrohet se si shërbimet amerikane të inteligjencës kanë mbikëqyrur të dhënat e thirrjeve telefonike nga operatori ”Verizon” dhe gjigandët e internetit, Google dhe Facebook.

Edward Snowden, i cili, ka punuar për Agjencinë e Sigurisë Kombëtare (NSA) dhe Shërbimin Qëndror Inteligjent (CIA) rrëfeu se nxjerrjen e informacioneve nga këto dy agjenci, e ka bërë nga bindja se programi që po ndërtonte shteti amerikan, ishte një makinë e papërgjegjshme spiunimi.

Ai u largua muajin e kaluar nga Shtetet e Bashkuara dhe aktualisht strehohet në Hong Kong. Snowden thotë se e ka të qartë që do e ndëshkojnë për atë që bëri, megjithatë, ai nuk ka në plan të fshihet pasi nuk beson të ketë bërë ndonjë shkelje.

Ai mendon të kërkojë strehim politik, në çdo vend që beson në lirinë e fjalës dhe privacinë globale.

CIA ka refuzuar të japë komente për këtë çështje ndërsa zyrtarë të administratës amerikane, e kanë vlerësuar këtë akt si të rrezikshëm dhe të papërgjegjshëm.

/Jola Llozhi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here