“Sky Petroleum”, Shqipëria përfiton 383 mijë euro dëmshpërblim

“Sky Petroleum”, Shqipëria përfiton 383 mijë euro dëmshpërblim

Konflikti ndërmjet kompanisë së kërkimeve të naftës “Sky Petroleum” dhe qeverisë Shqiptare ka përfunduar në favor të shtetit tonë. Palët  kishin lidhur një marrëveshje në vitin 2010 për ndarjen e prodhimi për eksplorimin, zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në Shqipëri, kryesisht në zonën e Dumresë dhe në blloqet 4 dhe 5. Konflikti midis dy palëve

Konflikti ndërmjet kompanisë së kërkimeve të naftës “Sky Petroleum” dhe qeverisë Shqiptare ka përfunduar në favor të shtetit tonë.

Palët  kishin lidhur një marrëveshje në vitin 2010 për ndarjen e prodhimi për eksplorimin, zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në Shqipëri, kryesisht në zonën e Dumresë dhe në blloqet 4 dhe 5.

Konflikti midis dy palëve ka nisur që kur Autoriteti Kombëtar të Burimeve Natyrore (AKBN) në vitin 2011, i hoqi licencën “Sky Petroleum”-it, për shkak të mos plotësimit të disa kushteve  nga kjo kompani koncesionare dhe në veçanti të depozitimit të garancisë bankare.

Por kompania”Sky Petroleum” e konsideroi këtë vendim të AKBN si të njëanshëm dhe i ka kërkuar qeverisë shqiptare një shpërblim prej 1 miliard dollarë, duke e çuar çështjen në Arbitrazhin Ndërkombëtar, me pretendimin se kompania “Sky Petroleum” i është përmbajtur marrëveshjes.

Gjykata e Arbitrazhit urdhëroi rrëzimin e pretendimit të kompanisë “Sky Petroleum” dhe dëmshpërblimin e qeverisë së Shqipërisë me një shumë prej 383 mijë euro.

 /Erina Haxhiu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar