Skuadra belge nënshkruan kontratë me një foshnje

0

Një vogëlush 20 muajsh është bërë futbollisti profesionist më i ri në botë, pasi ka nënshkruar një kontratë me skuadrën belge, Racing Boxberg.

Skuadra njoftoi në faqen e saj zyrtare nënshkrimin me fëmijën e lindur në Genk, Bryce Brities këtë javë, duke e cilësuar edhe si nënshkrim historik.

Në fakt, fëmija nuk mund dot as ta shqiptojë “futboll”, apo fjalën “gol”, por ja që ai ka siguruar një vend në skuadrën U5 të Boxberg-ut.

Trajneri i skuadrës së 5-vjeçarëve u shpreh mjaft i kënaqur me nënshkrimin, duke thënë se foshnja 1-vjeçare mund të godasë topin, një gjë kjo që nuk ndodh tek bashkëmoshatarët e tij.

/Objektiv.al/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here