Skrapar, policia asgjeson kanabisin, 2 persona në kërkim

Skrapar, policia asgjeson kanabisin, 2 persona në kërkim

Kultivimi i lëndëve narkotike është tashmë një dukuri që ka përfshirë të gjitha zonat e vendit. Pas Lazaratit të gjithëditur, Krujës dhe disa fshatrave në Tiranë, në të cilat policia ka kryer operacione për asgjesimin e drogës, aksioni i radhës ka qenë në Skrapar. Policia e Skraparit ka zbuluar dhe zhdukur 250 rrënjë kanabis gjetur

Kultivimi i lëndëve narkotike është tashmë një dukuri që ka përfshirë të gjitha zonat e vendit.

Pas Lazaratit të gjithëditur, Krujës dhe disa fshatrave në Tiranë, në të cilat policia ka kryer operacione për asgjesimin e drogës, aksioni i radhës ka qenë në Skrapar.

Policia e Skraparit ka zbuluar dhe zhdukur 250 rrënjë kanabis gjetur në fshatin Back të këtij rrethi.

Ndërkaq, janë shpallur në kërkim shtetasit me iniciale S.Ç dhe F.D të dyshuar si kultivuesit e kanabisit. Hetimet për kapjen e tyre vijojnë.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar