Skicohet formacioni anti-Danimarkë

Përfaqësuesja shqiptare e futbollit po i jep dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjen e së shtunës ndaj Danimarkës. Në stërvitjet e zhvilluara gjatë kësaj jave trajneri Xhani De Biazi duket se i ka qartësuar idetë për 11-shin me të cilin do të sfidojë nordikët në “Elbasan Arena”. Tekniku italian do t’i besojë sërish rreshtimit 4-5-1, që

Përfaqësuesja shqiptare e futbollit po i jep dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjen e së shtunës ndaj Danimarkës. Në stërvitjet e zhvilluara gjatë kësaj jave trajneri Xhani De Biazi duket se i ka qartësuar idetë për 11-shin me të cilin do të sfidojë nordikët në “Elbasan Arena”.

Tekniku italian do t’i besojë sërish rreshtimit 4-5-1, që i dha fitoren në Portugali. Me Berishën të padiskutueshëm në portë, mbrojtja do të përbëhet nga Cana-Mavraj në qendër dhe Hysaj e Agolli në krahë.

Para repartit të tërhequr pritet të rreshtohen tre mesfushorë të fuqishëm si Kukeli, Abrashi dhe Kaçe, me Xhakën në të djathtë e Ramën në krahun tjetër.

Dilema e vetme e De Biazit duket se është sulmi, ku Balaj, Kapllani, Salihi dhe Cikalleshi janë në garë për një vend.

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar