Skënderbeu shkatërron Besën

Besa është shkatërruar nga Skënderbeu vetëm një javë para startit të sezonit. Për korçarët mungonin Shehi, i grumbulluar me Kombëtaren dhe kapiteni Shkëmbi, i cili nuk u aktivizua për të evituar ndonjë dëmtim të mundshëm. Besa, nga ana e saj, aktivizoi për herë të parë Manukën, të ardhur vetëm në orët e fundit nga Kukësi.

Korçarët kanë treguar një super formë të ndihmuar disi edhe nga mënyra sesi Besa luajti në 45 minutat e para. Verdhezinjtë harruan se kë kishin përballë duke e sulmuar Skënderbeun që në start. Miqtë nuk e patën të vështirë të kapnin në befasi mbrojtjen e Besës, gjë të cilën e bënë sa herë deshën. Në 30 minutat e para korçarët shënuan pesë gola, mes të cilëve dhe Bernard Berisha, i cili nuk festoi ndaj ish-skuadrës.

Golat u shenuan nga : Radas 12′, Martins 19′, Lilaj 24′, Olaynka 26′, Berisha 30′, Sefa 65′ për Skënderbeun dhe Lushkja 88’ për Besën.
BESA: Lika, Perja, Bitincka, Zeqo, Pelingu, Muça, Çelhaka, Mezini, Sako, Shaba, Kuli; (U aktivizuan: Laço, A.Sallaku, S. Sallaku, Thaçi, Nuri, Hoxha, Bala, Kullolli, Bajaziti, Lushkja, Manuka). Trajner: A.Mërgjyshi.
SKËNDERBEU: Llapanji, Vangjeli, Radas, Jashanica, Arapi, Progni, Alikaj, Lilaj, Berisha, Mar tinis, Olainka; (U aktivizuan: Dimo, Osmani, Nimaga, Ribaj, Markoni, Sefa, Kame). Trajner: M.Josa
GJYQTARË: Xh.Rada, J.Metani, K.Cenaj (Durrës)
Kartona të verdhë: Vangjeli, Kame, Dimo

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar