Skënderbeu barazim historik me BATE Borisov-in

Skënderbeu ka barazuar pa gola në ndeshjen e parë të turit të dytë të Ligës së Kampioneve kundër bjellorusëve të Bate Borisov, në ndeshjen e zhvilluar në fushën e kundërshtarit. Është ky një rezultat superior i skuadrës korçare, duke pasur parasysh faktin se u arrit ndaj një kundërshtari me emër e me një buxhet të

Skënderbeu ka barazuar pa gola në ndeshjen e parë të turit të dytë të Ligës së Kampioneve kundër bjellorusëve të Bate Borisov, në ndeshjen e zhvilluar në fushën e kundërshtarit.

Është ky një rezultat superior i skuadrës korçare, duke pasur parasysh faktin se u arrit ndaj një kundërshtari me emër e me një buxhet të konsiderueshëm financiar, që ka provuar edhe fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve.

Në stadiumin ku kampionët e Shqipërisë dolën të pamposhtur këtë të martë janë mundur hiç më pak se “bavarezët” e Jup Hejnkes në vitin kur patën sukses të trefishtë.

Kujtojmë se BATE Borisov në vitet e fundit është klubi që ka vënë diktaturë në futbollin bjellorus, pasi e fiton titullin kampion pa ndërprerje që nga viti 2006.

Përpos kësaj, BATE ka vënë një traditë edhe në Evropë, ku kulmin e ka në sezonin 2012-2013, pasi kaloi në fazën e grupeve në Ligën e Kampioneve.

Bjellorusët ndodheshin në grup me Bajernin e Munihut, Valencian dhe Lilën. Historike ishte fitorja 3:1 e arritur ndaj Bajernit të Munihut.

/Dorjan Gjepali/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar