Shkencëtarët britanikë, metodë të re kundër malarjes

0

Shkencëtarët britanikë po praktikojnë një metodologji të re kundër përhapjes së malarjes. Janë pikërisht mushkonjat e modifikuara gjenetikisht, ato që do të ndikojnë në ngadalsimin e deri në frenimin e ritmeve të përhapjes së kësaj sëmundjeje në shumë vende të botës, veçanërisht në ato afrikane.

Shkencëtarët britanikë të Imperial College në Londër testuar me sukses modifikimin e një pjese të një enzime të ADN-së së mushkonjave, e cila bën që mushkonjat vemra të lindin në meshkuj në 95% të rasteve. Kështu, shkencëtarët parashikojnë që brenda një periudhe prej 6 dekadash, popullata e mushkonjave, veçanërisht ato të infektuarat me sëmundjen e malarjes të zvogëlohet me ritme galopante, si pasojë e mungesës së femrave. Kjo njihet ndryshe edhe si metoda e mushkonjave sterile.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetsisë, malarja ka nisur të ripërhapet nëpër botë edhe si pasojë e ndryshimeve klimatike dhe ngrohjes globale. Vetëm në vitin 2012 kjo sëmundje i mori jetën 627 mijë njerëzve, një pjesë e madhe fëmijë afrikanë.

/Enerida Malo/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here