Skandali me fëmijët romë

Skandali me fëmijët romë

Ministria Greke e Drejtësisë ka pranuar se hetimi për zhdukjen e 502 fëmijëve romë nga Shqipëria në Institutin bamirës “Agjia Varvara” në Athinë, në vitet 1998-2002, nuk ka asnjë fakt se bëhet fjalë për një vepër kriminale. Haralambos Athanasiu ka deklaruar këtë fakt në një seancë parlamentare, ku ka qënë i pranishëm për të dhënë

Ministria Greke e Drejtësisë ka pranuar se hetimi për zhdukjen e 502 fëmijëve romë nga Shqipëria në Institutin bamirës “Agjia Varvara” në Athinë, në vitet 1998-2002, nuk ka asnjë fakt se bëhet fjalë për një vepër kriminale.

Haralambos Athanasiu ka deklaruar këtë fakt në një seancë parlamentare, ku ka qënë i pranishëm për të dhënë sqarime për këtë çështje, që ka risjellë në vëmendjen e opinionit publik një deputete e partisë në opozitë, e Majta Demokratike.

Hetimet kanë filluar që prej vitit 2004, pas denoncimit të Avokatit të Popullit në OKB, por duke mos dhënë asnjë të dhënë elementare, ka theksuar ministri grek.

Shpeshherë i nxjerrim vetes namin e keq, ka thënë ai në parlament. Shumë fëmijë janë marrë nga prindërit e tyre dhe të tjerët janë larguar vetë. Për këtë fakt nuk ka asnjë listë, nuk ka asnjë regjistrim të fëmijëve.

Athanasiu ka deklaruar se “Nëse ndokush ka të dhëna se fëmijët janë rrëmbyer, le t’i sjellë ato pranë organeve të Drejtësisë, të cilat do të hetojnë në bazë të tyre.

/Jonida Halili/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar