Një nga të arrestuarit si i dyshuar për vrasjen e katërfishtë të ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Rrugën e Elbasanit është edhe djali i deputetes Luiza Xhuvani, Kostandin Xhuvani. Djali i deputetes socialiste është një emër i njohur në botën e krimit, pasi në vitin 2011 vrau duke qëlluar me
Një nga të arrestuarit si i dyshuar për vrasjen e katërfishtë të ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Rrugën e Elbasanit është edhe djali i deputetes Luiza Xhuvani, Kostandin Xhuvani.
Djali i deputetes socialiste është një emër i njohur në botën e krimit, pasi në vitin 2011 vrau duke qëlluar me pistoletë në kokë të riun Alfred Musabelliu. Çuditërisht, për këtë krim Kostandin Xhuvani u dënua me vetëm 2 vjet burg. Ky vendim i atëhershëm shkaktoi shumë polemika, duke qenë se bëhej fjalë për vrasje.
U desh të kalonin tre vjet nga vrasja e parë që djali i deputetes Luiza Xhuvani të arrestohet serish si një nga të dyshuarit e masakrës së ndodhur sot, por këtë herë jo për një, por për katër persona të vrarë.
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *