Skandal, prifti brazilian thur magji për lojtarët e Gjermanisë

Botërori Brazil-2014 ka hyrë tashmë në fazën e tij finale, ku sot dhe nesër janë dy përballjet gjysmëfinale dhe më 13 korrik do të luhet në stadiumin “Marakana” të Rio De Zhaneiros finalja e madhe midis dy fituesve të gjysmëfinaleve. Sot në mbrëmje Gjermania e Brazili do të matin forcat e tyre, në një ndeshje

Botërori Brazil-2014 ka hyrë tashmë në fazën e tij finale, ku sot dhe nesër janë dy përballjet gjysmëfinale dhe më 13 korrik do të luhet në stadiumin “Marakana” të Rio De Zhaneiros finalja e madhe midis dy fituesve të gjysmëfinaleve.

Sot në mbrëmje Gjermania e Brazili do të matin forcat e tyre, në një ndeshje që ka marrë ngjyrime të shumta. Nejmar i dëmtuar dhe Tiago Silva i pezulluar për shkak kartonësh, kanë sjellë jo pak telashe për trajnerin Luis Felipe Skolari, kurse tekniku gjerman Joakim Lëv ka një skuadër më të plotë.

Duke qene se Nejmar është i dëmtuar the Tiago Silva mungon për shkak kartonash, brazilianët shpresojnë që gjermanët të mos jenë në ditën e tyre më të mirë.

Po për çudi këtë gjë e uron edhe një prift brazilian i cili si një njeri i perëndisë nuk duhet të përfshihej në këto debate.

Prifti është një tifoz i çmendur i “Seleçaos” dhe dëshiron shumë fitoren e Brazilit dhe uron dëmtimin e gjermanëvë deri në piken e fundit të vdekjes, duke i uruar atyre vdekjen.
Ndeshja Brazil-Gjermani do të luhet sot në orën 22:00 në stadiuimin e Belo Horizontes dhe gjyqtar do të jetë meksikani Moreno.

/ Dorjan Gjepali /

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar