Skandal në aktivitetin e Fressh-it në Tiranë

Partia Socialiste e Tiranës organizoi pasditen e sotme një aktivitet me antarët e Fressh-it në sheshin “Skënderbej”. Ajo cka u vu re në këtë aktivitet ishte pjesmarrja masive  e organizuar e gjimnazistëve të Tiranës dhe rretheve të qarkut Tiranë. Nxënësit e këtyre gjimnazeve pranojnë për “Objektiv.al” se janë organizuar nga mësuesit kujdestarë dhe drejtorët e

Partia Socialiste e Tiranës organizoi pasditen e sotme një aktivitet me antarët e Fressh-it në sheshin “Skënderbej”.

Ajo cka u vu re në këtë aktivitet ishte pjesmarrja masive  e organizuar e gjimnazistëve të Tiranës dhe rretheve të qarkut Tiranë.

Nxënësit e këtyre gjimnazeve pranojnë për “Objektiv.al” se janë organizuar nga mësuesit kujdestarë dhe drejtorët e shkollave përkatëse. Kryesisht për maturantët pjesmarrja në këtë aktivitet  ka qenë e detyruar.

Gjimnazet e Kavajës, Rrogozhinës,Vorës bashki këto të qarkut Tiranë, janë organizuar masivisht dhe kanë pasur autobuzë në dispozicion për të marrë pjesë në këtë aktivitet. Nxënësit identifikoheshin lehtë nga uniformat e shkollave që mbartnin të veshura.

Ismail Spahiu

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar