Sjellje të gabuara në vendin e punës

Sjellje të gabuara në vendin e punës

Sa e vështirë  të bëni punën që dëshironi po aq e vështirë është edhe të zini një vend të rëndësishëm në të. Çfarë duhet të bëni në mënyrë që të jeni të qëndrueshëm në punën tuaj ? Disa këshilla Mos flisni me zë të lartë Mundohuni të jëni të kujdeshëm në vendin e punës, përpiquni

Sa e vështirë  të bëni punën që dëshironi po aq e vështirë është edhe të zini një vend të rëndësishëm në të. Çfarë duhet të bëni në mënyrë që të jeni të qëndrueshëm në punën tuaj ?

Disa këshilla

Mos flisni me zë të lartë

Mundohuni të jëni të kujdeshëm në vendin e punës, përpiquni t’i shmangi telefonatat me zë të lartë. Nuk është e nevojshme që kolegu të dëgjoj bisedat tuaja.

Mos shkoni në punë pa u shëruar mirë

Gjendja jo e mirë shëndetsore mund të ndikoj në përformancën tuaj ndaj tregoni kujdes për veten.

Krijoni marrëdhënie të distancuara

Një ndër gabimet që bëhet  në vendet e punës është sinqeriteti i tëpërt. Kolegu juaj i punës nuk duhet të dijë gjithçka mbi jetën tuaj. Shihet më e përshtashme që në vendin e punës të bëhen biseda që i përkasin më tepër profesionit.

Mos hyni në tema politike

Edhe pse koleg pune, në shumë tema mund të ndani mendime të ndryshme. Politika është një ndër fushat në të cilën njërëzit kanë mendime dhe qëllime të ndryshme, ndaj distancimi do të ishte gjëja më e mirë.

Qëndroni larg shakave të këqia

Disa parapëlqejnë të bëjnë shaka nga të cilat shumë njerëz vihen në vështirësi. Tregohuni i kujdeshëm në situate të tilla.Shakabërësi mund të ketë qëllime jo të mira ndaj mundohuni t’i shmangni.

 

/Rabihana Halili/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar