“S’jam më ‘Special one’, më quani ‘Happy one’”

“S’jam më ‘Special one’, më quani ‘Happy one’”

Nga “Special one” në “happy one” (i lumturi). Këto ishin fjalët e teknikut portugez Hoze Murinjo. Ditën e hënë Murinjo është prezantuar para mediave si trajneri i ri i Çelsit. I veshur me një xhaketë gri, këmishë blu dhe kravatë, ai bëri prezantimin me fanellën e Çelsit në duar. Në prezantimin e dytë tek londinezët,

Nga “Special one” në “happy one” (i lumturi). Këto ishin fjalët e teknikut portugez Hoze Murinjo. Ditën e hënë Murinjo është prezantuar para mediave si trajneri i ri i Çelsit.

I veshur me një xhaketë gri, këmishë blu dhe kravatë, ai bëri prezantimin me fanellën e Çelsit në duar. Në prezantimin e dytë tek londinezët, pas atij të nëntë viteve më parë, Murinjo ka thënë: “Tani jam ‘happy one’ (i lumturi)”.

“Duket sikur isha përpara jush pak ditë më parë, por kanë kaluar nëntë vite që atëherë. Kanë ndodhur shumë gjëra në jetën time profesionale, por unë kam mbetur i njëjti. Kam të njëjtën zemër, emocione dhe pasion për punën time. Jam shumë i lumtur. Kjo është hera e parë që shkoj te një klub që dua”, ka thënë i quajturi deri më tani “Special One”.

/Klajdi Lleshi/

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar