Afrimimi i datës së zgjedhjeve dhe situata e krijuar në KQZ sjellin është arsyeja e vizitës së sotme në Tiranë të drejtorit për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin amerikan të Shtetit, Jonathan Moore. Opozita ka kërkuar që të bëhet një riformatim i KQZ-së, por maxhoranca e ka hedhur poshtë këtë kërkesë dhe ka akuzuar opozitën
Afrimimi i datës së zgjedhjeve dhe situata e krijuar në KQZ sjellin është arsyeja e vizitës së sotme në Tiranë të drejtorit për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin amerikan të Shtetit, Jonathan Moore.
Opozita ka kërkuar që të bëhet një riformatim i KQZ-së, por maxhoranca e ka hedhur poshtë këtë kërkesë dhe ka akuzuar opozitën se duke lënë bosh vendet në KQZ kërkon të njollosë procesin. Shtetet e Bashkuara kanë shprehur disa herë shqetësimin e tyre për gjendjen e krijuar para zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare.
Ndërkohë, kryeministri Sali Berisha ka theksuar vazhdimisht gjatë fushatës zgjedhore se është gati të mbledhë parlamentin për të votuar kandidaturat e opozitës.
/Adisa Sida/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *