Situata e motit, ARRSH raporton segmentet problematike

Situata e motit, ARRSH raporton segmentet problematike

ARRSH ka informuar mbi situatën e motit, nisur nga kushtet e përmirësimit gjatë 24 orëve të fundit në segmenetet rrugore në pjesën më të mirë të vendit dhe akset të cilat janë të kalueshme me zinxhirë,në zonat malore në rajonin verior dhe në jug të vendit. Nisur nga situata e motit  të paraqitur gjatë 24 orët e fundit 

ARRSH ka informuar mbi situatën e motit, nisur nga kushtet e përmirësimit gjatë 24 orëve të fundit në segmenetet rrugore në pjesën më të mirë të vendit dhe akset të cilat janë të kalueshme me zinxhirë,në zonat malore në rajonin verior dhe në jug të vendit.

1548754009_ruga

Nisur nga situata e motit  të paraqitur gjatë 24 orët e fundit  ku reshjet e dëborës janë ndërprerë, Autoriteti Rrugor Shqiptar bën  një pasqyrim  ku tregon gjendjen e rrugëve në të gjithë vendin. Sipas njoftimit të ARRSH, situata e motit është përmirësuar dhe akset kryesore  në të gjithë vendin janë të kalueshme dhe qarkullimi bëhet normalisht , pasi nuk ka rrugë të bllokuara.

Gjithashtu Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se kontraktorët vazhdojnë punën për pastrimin e akseve dhe monitorimin e tyre.

Ndërkohë bëhet e ditur se sa i përket zonave malore në Rajonin Jugor, qarkullimi rekomandohet  të  bëhet pjesërisht me zinxhir vetëm në: Km/Boboshtice – Dardhe, në 5 km e fundit.

Sa i përket rajonit Verior, ARRSH përmend si akse që duhen të  qarkullohet me zinxhir Ura e Cerenecit-Steblevë, 15 km e fundit te aksit dhe kryqëzimin Domaj-Draj Reç.

XH.ZOGU

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar