Siti zyrtarizon shkarkimin e Mançinit

0

Mançester Siti ka zyrtarizuar shkarkimin e Roberto Mançinit nga drejtimi i skuadrës. Për ndeshjet e fundit në kampionat dhe për turneun i cili do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, skuadra do t’i besohet Brian Kidd. Më pas sezonin tjetër pankina do t’i kalojë trajnerit aktual të Malagës, Manuel Pelegrinit.

Mançini e ka drejtuar Mançester Sitin në 191 ndeshje, prej të cilave ka fituar 113 ndeshje, 38 kanë dalë në barazim dhe 40 i ka humbur.

Premier Ligë: 133 ndeshje – 82 fitore, 27 barazime, 24 humbje

FA Cup: 19 ndeshje – 13 fitore, 3 barazime, 3 humbje

League Cup: 9 ndeshje – 4 fitore, 1 barazim, 4 humbje

Liga e Kampioneve: 12 ndeshje – 3 fitore, 4 barazime, 5 humbje

Liga e Evropës: 16 ndeshje – 10 fitore, 3 barazime, 3 humb

Community Shield: 2 ndeshje – 1 fitore, 1 humbje

/Klajdi Lleshi/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here