Siti ultimatum Pelegrinit: 5 trofe në 5 vjet!

Siti ultimatum Pelegrinit: 5 trofe në 5 vjet!

Mançester Siti i ka vendosur ultimatum trajnerit të ri Manuel Pelegrini, në pesë vjet duhet të fitojë pesë trofe. Lajmi bëhet i ditur nga vetë shefi ekzekutiv i “qytetarëve”, Ferran Soriano. “Në total unë dua një trofe për çdo vit, Kupën e Kampionëve, Premier Ligën ose  ‘FA Cup’. Kjo do të thotë se nëse nuk

Mançester Siti i ka vendosur ultimatum trajnerit të ri Manuel Pelegrini, në pesë vjet duhet të fitojë pesë trofe. Lajmi bëhet i ditur nga vetë shefi ekzekutiv i “qytetarëve”, Ferran Soriano.

“Në total unë dua një trofe për çdo vit, Kupën e Kampionëve, Premier Ligën ose  ‘FA Cup’. Kjo do të thotë se nëse nuk marrim asnjë trofe në një vit dhe vitin tjetër dy, atëherë kjo është në rregull”, u shpreh për “The Sun” shefi ekzekutiv i Sitit.

Ferran ka thënë se nëse vitin tjetër arrijnë të lënë gjurmë në të gjitha kompeticionet, por pa arritur të fitojnë trofe, atëherë do ta mbështesin trajnerin e ardhshëm. “Nëse vitin tjetër ne nuk fitojmë por avancojmë në futbollin tonë dhe shkojmë në gjysmëfinale të Championsit, përfundojmë të dytët në Kampionat, dhe humbim kupën në finale, përsëri kjo do të jetë në rregull. Ne do t’i kërkojmë trajnerit të ri futboll të bukur pasi ka një skuadër fantastike dhe nëse do ta arrijë këtë ne do ta mbështesim”, thotë ai.

Soriano ka folur edhe për Pep Guardiolën, me të cilin kanë qenë bashkë tek Barcelona. “Nëse Pep vendos të vijë në Angli, ai do të na telefononte ne. Ai është shumë i ri, 42 vjeç, dhe pas Gjermanisë ai ka mundësi të vijë në Angli”, përfundon Soriano.

/Ariglon Pali/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar