Siti ofron Tevezin dhe 35 milionë për El Sharauin

0

Sulmuesi i Milanit Stefan El Sharaui mund të largohet këtë sezon nga kjo skuadër. Sulmuesi që u cilësua si zbulimi i dy sezoneve të fundit kërkohet nga Mançester Siti që ofron Karlos Tevezin dhe 35 milionë euro.

Një ofertë shumë e mirë nga ana e anglezëve, që mund ta tundojë Berluskonin, aq më shumë që El Sharaui ka qenë në krizë goli që nga janari. Ardhja e Mario Balotelit ka ndikuar për keq tek ai, ndërsa po ashtu më shumë gola ka shënuar Pacini.

/Dorjan Gjepali/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here