Siria në portat e “ferrit”

ShBA dhe Franca janë përgatitur për të sulmuar qeverinë e presidentit Sirian, Bashar al Asad nga deti Mesdhe dhe gjithashtu kane krijuar një rreth me baza ajrore prane Sirisë. Ndërkohë tre nga aleatet më të fuqishem të Amerikës: Britania e Madhe, Turqia dhe Izraeli janë duke qëndruar ne gadishmëri më ushtrite e tyre në rast

ShBA dhe Franca janë përgatitur për të sulmuar qeverinë e presidentit Sirian, Bashar al Asad nga deti Mesdhe dhe gjithashtu kane krijuar një rreth me baza ajrore prane Sirisë. Ndërkohë tre nga aleatet më të fuqishem të Amerikës: Britania e Madhe, Turqia dhe Izraeli janë duke qëndruar ne gadishmëri më ushtrite e tyre në rast të ndonje kundërsulmi nga ana Sirjane. Në anën tjetër janë “miqtë” e Asadit, Rusia dhe Irani, të dyja këto më baza ushtarake brënda territorit të Sirisë.

Me poshtë do të gjeni një pasqyrim të forcave të ndryshmë ushtarake me të cilat duhet të përballet Siria.

SHBA-ja ka rrethuar tashme Sirinë me raketat me bateri “Patriot” të vendosura në Jordan dhe Turqi. Gjithashtu në lindje të detiti Mesdhe gjenden 4 “Arleigh Burke-class” , raketa shkatërrues me komandim.

Kjo flotë e vogël është armatosur në mënyrë të tillë që të sulmojë objektivat toksorë por është e afte të sigurjë edhe mbrojtje nga sulmet e mundshmë ajrore me anë të silurave “Tomahaëk”.

Nëse presidenti SHBA-së, Barak Obama vendos të ndërmarrë një  “sulm paralajmërues”, sicc e quajnë amerikanët zbarkimin ushtarak në Siri, këto anije do lujanë rolin kryesor. Bashke me 4 shkatërruesit , SHBA-ja supozohet se ka edhe një tjetër nëndetëse në ujrat pranë Sirisë, e pajisur kjo e fundit më raketa të komanduara.

 

Këto nëndetëse kanë mbajtur raketat nukleare “ Trident”. Në dekadat e fundit raketat nukleare janë zëvëndësuar më silura lundruese. Kët anije klasike u vunë në punë për herë të parë në 2011 gjatë fushatës kundër diktatorit Libanez , Muamar al-Gadafi , kur flota e Floridës lëshoi më shumë se 90 “Tomahaëks” drejt Libisë.

 

Ndërkohë , flota ajrore Amerikane e pajisur me avione spiunë , është duke operuar në bazën e NATO-s të , ne Incirlik , Turqi. Amerikanët kanë vendosur gjithashtu një baze përgjatë Gjirit Persian bashkë me bazat ajrore në Katar edhe El Dhafra në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Një komandë pritet nga Presidenti Barak Obama dhe Siria do të përjetojë orë ferri.

/Blerand Ismaili/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar