Komandanti i shqiptarëve në Siri, Lavdrim Muhaxheri, është vrarë sot në qytetin Kobane. Siç ka raportuar gazetarja e njohur e “Sunday Times”, Hala Jaber, Abu Abdullah Kosova është vrarë sot. Muhaxheri njihej me këtë emër ndërkohë që u printe shqiptarëve në Siri. Gazetarja Jaber e ka shpërndarë këtë informacion nëpërmjet llogarisë së saj në Tëitter,
Komandanti i shqiptarëve në Siri, Lavdrim Muhaxheri, është vrarë sot në qytetin Kobane. Siç ka raportuar gazetarja e njohur e “Sunday Times”, Hala Jaber, Abu Abdullah Kosova është vrarë sot.
Muhaxheri njihej me këtë emër ndërkohë që u printe shqiptarëve në Siri. Gazetarja Jaber e ka shpërndarë këtë informacion nëpërmjet llogarisë së saj në Tëitter, derisa lajmin e ka ilustruar me fjalinë se “është vrarë edhe një luftëtar famkeq i ISIS-it” dhe njëherësh lajmit i ka bashkuar edhe disa fotografi të Lavdrim Muhaxherit.
Lavdrim Muhaxheri është i njohur për disa veprime derisa luftonte përkrah terroristëve të ISIS-it. Ai ia kishte hequr kokën një 19 vjeçari irakian.
Ishte i njohur gjithashtu edhe për thirrjet e tij ku ftonte njerëzit t’i bashkoheshin luftës së ISIS-it.
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *