Siri, opozita takohet me Këshillin e Sigurimit

Siri, opozita takohet me Këshillin e Sigurimit

Udhëheqësit e koalicionit kryesor opozitar sirian u shprehën dje para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit se kundërshtojnë ekstremizmin dhe duan demokracinë. Në takimin jozyrtar mes anëtarëve të Këshillit të Sigurimit dhe opozitës siriane, ambasadori britanik Mark Lyall Grant, tha se fokusi i tij ishte gjetja e mënyrave për të ndalur luftën e egër civile dhe

Udhëheqësit e koalicionit kryesor opozitar sirian u shprehën dje para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit se kundërshtojnë ekstremizmin dhe duan demokracinë.

Në takimin jozyrtar mes anëtarëve të Këshillit të Sigurimit dhe opozitës siriane, ambasadori britanik Mark Lyall Grant, tha se fokusi i tij ishte gjetja e mënyrave për të ndalur luftën e egër civile dhe për të ndihmuar viktimat. “Dëgjuam një mesazh shumë pozitiv nga Presidenti al-Jarba, i cili bëri një deklaratë të fortë mbi angazhimin ndaj unitetit në Siri, ndaj demokracisë dhe pluralizmit. Ai dënoi ekstremizmin dhe terrorizmin”.

Ahmad al-Jarba, presidenti i sapo-zgjedhur i Koalicionit Kombëtar të Sirisë, udhëhoqi delegacionin e opozitës në takim.

Për muaj të tërë, komuniteti ndërkombëtar dhe kohët e fundit Shtetet e Bashkuara dhe Rusia janë përpjekur të sjellin përfaqësues të Presidentit sirian Bashar al-Asad dhe të opozitës në një takim në Gjenevë. Synimi ishte të gjendej një zgjidhje politike për konfliktin dy vjeçar që ka lënë të vdekur më shumë se 100 mijë vetë.

Ambasadori rus Vitali Churkin thotë se po inkurajon opozitën të marrë  pjesë në takim pa kushte:

“Me keqardhje vërej se ekziston ende një përpjekje, si nga udhëheqësit e Koalicionit Kombëtar, ashtu edhe nga disa anëtarë të Këshillit të Sigurimit, për të ndërlikuar gjërat duke interpretuar në forma të ndryshme Komunikatën e Gjenevës para fillimit të negociatave. Kjo është një krizë politike tepër e ndërlikuar”.

Ndërkaq që presidenti i Koalicionit al-Jarba tha  se është e nevojshme të ushtrohet presion më i madh ndërkombëtar për ta detyruar qeverinë e Assadit të pranojë tranzicionin politik.

/Elta Liksenaj/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar