Siri, Kryqi i Kuq kërkon “pauzë humanitare”

Siri, Kryqi i Kuq kërkon “pauzë humanitare”

Jetët e mijëra sirianëve në Homs, janë në rrezik, si rezultat i  luftimeve të trupave besnike të presidentin dhe kryengritësve, lajmëroi Kryqi i Kuq Ndërkombëtar.  Ndëkohë që  bëri thirrje për një “pauzë humanitare” të luftës, në mënyrë që të ngujuarve në qytetin e rrethuar, t’u dërgohet ushqim dhe ndihmë mjekësore. “Ne duam t’u sjellim atyre

Jetët e mijëra sirianëve në Homs, janë në rrezik, si rezultat i  luftimeve të trupave besnike të presidentin dhe kryengritësve, lajmëroi Kryqi i Kuq Ndërkombëtar.  Ndëkohë që  bëri thirrje për një “pauzë humanitare” të luftës, në mënyrë që të ngujuarve në qytetin e rrethuar, t’u dërgohet ushqim dhe ndihmë mjekësore.

“Ne duam t’u sjellim atyre ndihmë humanitare dhe të evakuojmë ata civil që duan të largohen” ka thënë Magne Barth, përgjegjësi i delegacionit të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar në Siri. “Por, një operacion i përmasave të tilla, kërkon pëlqimin e të gjitha palëve, dhe ky nuk është ende rasti”, është shprehur ai nga Homsi.

Ndërsa, trupat besnike të presidentit Bashar al-Assad kanë rimarr kontrollin në Homs, pasi deklaratës së Damaskut kundër kryengritësve atje. Barth i ka bërë thirrje të dy anëve që të lejojnë dërgimin e ndihmës humanitare, në qytet, ku besohet se mbesin të bllokuar rreth 4,000 civil të pafajshëm.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar