Siri, krimet e kryengritjes

0

E përditshmja “New York Times” ka publikuar një video tronditëse ku  tregohen momentet në të cilën shtatë ushtarë të dorëzuar të ushtrisë siriane u ekzekutuan përpara kamerës nga kryengritësit që luftojnë për rrëzimin e regjimit.

Ushtarët, të çarmatosur dhe të zhveshur, ekzekutohen pa gjyq dhe në shkelje të plotë të Konventës së Gjenevës për robërit e luftës.

Disa momente përpara ekzekutimit, lideri i grupit, Abdul Samad Issa, reciton disa poezi revolucionare dhe një lutje fetare.

Më pas ai qëllon me një plumb pas koke një prej rrobërve, ndërsa menjëherë më pas rebelët e tjerë hapin zjarr me breshëri duke bërë shoshë nga plumbat viktimat.

/Jonida Halili/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here