Sindikata e Gazetarëve: Po cënohet gazetaria hulumuntuese

Sindikata e Gazetarëve: Po cënohet gazetaria hulumuntuese

Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe e Punonjësve të Medias në Maqedoni ka reaguar me një deklaratë publike për arrestimin e gazetarit  Tomisllav Kezharovski në aksionin policor “Likuidimi”. Sindikata ka shprehur shqetësimin e saj për privimin nga liria të gazetarit dhe për mënyrën sesi është bërë arrestimi i tij. “Arrestimi me forca speciale, në prani

Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe e Punonjësve të Medias në Maqedoni ka reaguar me një deklaratë publike për arrestimin e gazetarit  Tomisllav Kezharovski në aksionin policor “Likuidimi”.
Sindikata ka shprehur shqetësimin e saj për privimin nga liria të gazetarit dhe për mënyrën sesi është bërë arrestimi i tij.

“Arrestimi me forca speciale, në prani të familjes, nuk mund të kuptohet ndryshe pos si demonstrim i panevojshëm i forcës ndaj gazetarit. Kolegu Kezharovski nuk ka qenë në arrati, as nuk ka qenë i rrezikshëm dhe as i padisponueshëm për Policinë që ndaj tij të zbatohen masa të tilla. Pa dashur të hyjmë në natyrën e këtij rasti, por në bazë të parimit të prezumimit të pafajësisë, sipas të cilit, nuk është askush fajtor derisa nuk dëshmohet e kundërta, vlerësojmë se trajtimi i tillë i gazetarit është i pashembullt dhe i paarsyetueshëm”,- thuhet në reagimin e sindikatës.

Sipas kësaj organizate arrestimi në këtë mënyrë i gazetarit  Kezharovski, teksa janë në liri të akuzuarit për vrasje (në Oreshë të Velesit), do të ketë pasoja për gazetarinë hulumtuese.

Arrestimi i Tomisllav Kezharovskit, gazetar i së përditshmes “Nova Makedonija”, u bë ditën e djeshme në banesën e tij. Ai u arrestua së bashku me 7 persona të tjerë, të gjithë të dyshuar për kryerjen e veprave penale “keqpërdorimin e pozitës zyrtare”, “mitmarrje”, “ndihmë” dhe të tjera, lidhur me rastin e vrasjes së një banori të fshatit Oreshë të Velesit.

Kezharovski është arrestuar nën akuzën se më 2008 ka publikuar tekst dhe faksimil nga procesverbali i gjykimit për vrasje të porositur të rastit të sipërpërmendur, si dhe për  zbulimin e identitetit të dëshmitarit mbrojtës.

Ai ka publikuar edhe materiale të pronarit të gazetës “Fokus”, Nikolla Mlladenov, për të cilat thotë se janë argumentuese. Mlladenov humbi jetën në muajin mars të këtij viti, gjatë një aksidenti shkaqet e të cilit nuk dihen ende. Ndërkohë gazetari Tomisllav Kezharovski pretendon se zotëron letra argumentuese të Mlladenovit, të cilat organet e hetuesisë i kanë shpërfillur dhe lënë në vendin ku ka ndodhur tragjedia.

 

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar