Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës shpreh shqetësimet që ka shkaktuar Projektligji i Pagave. Sipas Sindikatës ky projektligj ka shkaktuar pakënaqësi për punonjësit e doganës, pasi sipas tyre, propozimet e Sindikatës nuk janë marrë parasysh dhe nuk janë plotësuar në këtë draft. “Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës konsideron se janë shterur të
Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës shpreh shqetësimet që ka shkaktuar Projektligji i Pagave.
Sipas Sindikatës ky projektligj ka shkaktuar pakënaqësi për punonjësit e doganës, pasi sipas tyre, propozimet e Sindikatës nuk janë marrë parasysh dhe nuk janë plotësuar në këtë draft.
“Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës konsideron se janë shterur të gjitha format tjera për realizmin e këtyre kërkesave edhe përkundër njoftimeve parprake situata mbetet e njëjtë, tash e tutje SPDK do të kaloj në forma tjera të reagimit sindikal të paralajmëruara edhe medialisht ditë më parë”, thuhet në njoftimin e Sindikatës së Doganës.
Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës urgjentisht kërkon nga Qeveria e Kosovës, Komisionet Parlamentare dhe Deputetët e Kuvendit që të reflektojnë dhe ndërmarrin masa të menjëhershme për rritjen e koeficientit të pagesës në Projektligjin e Pagave për punëtorët e Doganës, në të kundërtën veprimet sindikale të ndërmarra konformë dipozitave ligjore në vend, do të intensifikohen ditëve në vijim.
/G.Asllani/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *