Si t’i mësojmë bebet që të hanë perimet ?

Si t’i mësojmë bebet që të hanë perimet ?

Zarzavatet janë ndër ushqimet e para që fillojnë të njohin fëmijët kur rriten si dhe përbërësit kryesor të vakteve. Përdoren dhe preferohen shumë, sepse rrisin rezistencën e të vegjëlve, kanë vitamina dhe janë të shëndetshme. Duke qenë se fëmija po përjeton një fazë të rritjes ku fillon të ndjejë më tepër nevojën e gjërave të

Zarzavatet janë ndër ushqimet e para që fillojnë të njohin fëmijët kur rriten si dhe përbërësit kryesor të vakteve. Përdoren dhe preferohen shumë, sepse rrisin rezistencën e të vegjëlve, kanë vitamina dhe janë të shëndetshme.

Duke qenë se fëmija po përjeton një fazë të rritjes ku fillon të ndjejë më tepër nevojën e gjërave të tjera ,bëhet indiferent ndaj rregullave të vendosura prej të rriturve. Për t’u rritur të shëndetshëm fëmijët kanë nevojë të hanë perime të cilat janë të pasura me ujë, kanë shumë kripëra dhe minerale si dhe kanë përmbajtje të vogël kalorike.

Truke të vogla për t’i bindur:

1.I jepni të provojë disa lloje perimesh, nuk është e mundur që fëmija t’i urrejë të gjitha.

2.Tregohuni indiferentë, mos i jepni shumë rëndësi në pamje të pare asaj që i servirni fëmijës në pjatë,një indiferencë e luajtur bukur është mënyra më e mire për ta detyruar fëmijën që të hajë .

3.Mos e detyroni ,sepse një fëmijë i shëndetshëm di se si të vetushqehet në mënyrën më të mire,duke zgjedhur atë për të cilën ka nevojë dhe në sasinë e duhur. Perimet mund t’i përzjeni me ushqime të tjera që i pëlqejnë fëmijës.

4.Perimet bëhen më të shijshme nëse janë shumëngjyrëshe, ngjyra portokalli e karrotës dhe e kungullit apo e kuqja e domates në sytë e një fëmije janë ngjyra më tërheqëse e gjelbra.

Nuk duhet të lihen fëmijët pa perime. Perimet janë thelbësore për zhvillimin e tyre, prandaj nuk mund të hiqen nga ushqimi i tyre i përditshëm.

/Alma Xhakolli/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar