Hiqni dorë nga të qënit një shtëpiake e dëshpëruar. Hiqeni këtë mendim nga mendja. Jini krenare që jeni një shtëpiake Puna më e rëndësishme në botë është të qënit shtëpiake. Për fëmijët tuaj ju bëni punën më të domosdoshme, jeni një drejtuese, edukatore e pikërisht kjo është ajo që ju shton vlerë. Mos u dukni
Hiqni dorë nga të qënit një shtëpiake e dëshpëruar. Hiqeni këtë mendim nga mendja.
Jini krenare që jeni një shtëpiake
Puna më e rëndësishme në botë është të qënit shtëpiake. Për fëmijët tuaj ju bëni punën më të domosdoshme, jeni një drejtuese, edukatore e pikërisht kjo është ajo që ju shton vlerë.
Mos u dukni si shtëpiake
Kujdesuni për pamjen tuaj edhe pse qëndroni në shtëpi. Kjo do t’ju bëj të dukeni më mirë dhe rehat me veten. Bëni sport dhe ushqehuni shëndetshëm.
Kushtojini vëmendje familjes tuaj
Gjallërojeni marrëdhënien që keni me fëmijët dhe bashkëshortin tuaj. Tregoni vëmendje dhe dashuri familjes, ajo është institucioni që ju mban në këmbë.
Kujdesuni për shtëpinë
Jeni lodhur nga të rendurit pas fëmijëve tuaj? Është koha për të vepruar. Pastroni shtëpinë tuaj, zbukuroheni atë me lule dhe dekoracione të ndryshme. Silleni shtëpinë në formë më tërheqëse.
Kthehuni në kuzhinë
Ndonjëherë ju vjen vështirë të gatuani. Ndonjëherë gatuani vetëm se duhet. Jo më! Shijojeni çdo moment. Kthehuni në kuzhinë dhe ndjeni kënaqësinë e mjeshtërisë suaj si amvisë. Diskutoni në tavolinë familjarisht. Mos u largoni nga kuzhina!
Ndani kohë për veten
Për të qenë një shtëpiake e lumtur motivojeni veten vazhdimisht. Bëni gjëra që ju qetësojnë. Nëse mundeni shkoni në një kurs afër shtëpisë suaj ose shëtitje në parkun më të afërt, ndryshimi i ambientit do t’ju bëj mirë.
/Rabihana Halili/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *