Qeveria Britanike njoftoi se do ta bëjë më të lehtë udhëtimin për refugjatët ukrainas që të shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar, nëpërmjet dy skemave të vizave. Skema e parë është viza familjare, e cila vlen për ukrainasit që kanë një anëtar të familjes në MB. Ai anëtar i familjes duhet të ketë shtetësinë britanike, leje
Qeveria Britanike njoftoi se do ta bëjë më të lehtë udhëtimin për refugjatët ukrainas që të shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar, nëpërmjet dy skemave të vizave. Skema e parë është viza familjare, e cila vlen për ukrainasit që kanë një anëtar të familjes në MB. Ai anëtar i familjes duhet të ketë shtetësinë britanike, leje të pacaktuar për të qëndruar në MB ose dëshmi të qëndrimit të përhershëm.
Refugjatët ukrainas duhet të aplikojnë në Qendrën e Aplikimit për Viza (VAC) në vende si Polonia, Rumania, Hungaria dhe Moldavia, ku duhet të japin informacion biometrik, si shenjat e gishtërinjve. Aplikimet nga refugjatët që kanë një pasaportë ukrainase mund të bëhen tërësisht online. Ndërsa informacionin biometrik do ta japin sapo të mbërrijnë.
Skema e dytë është ajo e sponsorizimit, e cila lejon njerëzit në MB të presin refugjatë ukrainas që janë të njohur për ta, por që nuk kanë lidhje familjare.
Sipas skemës, njerëzve u kërkohet t’u ofrojnë ukrainasve një hapësirë pa qira në shtëpinë e tyre ose një vendbanim të veçantë për të paktën gjashtë muaj. Ata nuk janë të detyruar të sigurojnë ushqim dhe shpenzime jetese për ta.
Çdo familje që strehon një refugjat do t’i ofrohet 350 paund në muaj, pa taksa, deri në 12 muaj. Ndërsa autoritetet lokale do të marrin 10 500 paund fonde shtesë për shërbimet mbështetëse, që përfshijnë edhe fëmijët e moshës nën 18 vjeç. Ata që ofrojnë për të pritur një refugjat do të verifikohen nga qeveria dhe aplikantët ukrainas do t’i nënshtrohen kontrolleve të sigurisë.
Më shumë se tre milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga pushtimi rus. Që nga 17 marsi, ishin lëshuar vetëm 6 500 viza në Mbretërinë e Bashkuar. Në të kundërt, vendet e BE-së po lejojnë refugjatët ukrainas të hyjnë deri në tre vjet pa vizë.
Denisa Kovaçi
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *