“Vdekje para vdekjes” – Si jetojnë të dënuarit në SHBA para ekzekutimit

0

Personat e dënuar me vdekje në SHBA, dënohen të jetojnë  pa dritë të diellit dhe ajër të freskët deri në 22 orë në ditë.

Shoqata Amerikane për mbrojtjen e të drejtave qytetare  ka publikuar një raport shqetësues mbi detajet e jetës së të burgosurve të dënuar me vdekje në burgjet amerikane.

“Insider Buisiness” thekson më tej se shumica e të burgosurve të cilët presin ekzekutimin e dënimit me vdekje kalojnë 22 deri në 24 orë në dhoma të vogla me kontakt minimal ose aspak njerëzor ndërsa këto kushte të jetesës shoqata i quan “vdekje para ekzekutimit të dënimit me vdekje “.

Të burgosurit me vdekje me anëtarët e familjes dhe miqtë bisedojnë në dhoma të veçanta ku ata dëgjohen nëpërmjet  telefonit, për shkak se është i ndaluar çfardo kontakti fizik.

Antoni Grejvs, njëri prej atyre që janë të pafajshëm dhe janë dënuar me vdekje, ndërsa janë liruar më pas, ka treguar se ky lloj i izolimit thënë shkurt i bën njerëzit të çmendur!

Deri tani në SHBA janë regjistruar 142 raste të njerëzve të pafajshëm që janë dënuar me vdekje, e të cilët ekzekutimin e kanë pritur në këto kushte të tmerrshme.

/Elta Liksenaj/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here