Si bëhen disa punë shtëpie?

Si bëhen disa punë shtëpie?

Çfarë duhet të keni kujdes gjatë pastrimit?! Aromat e këqija Për të shmangur aromat e këqija duhet të merrni disa masa. Për shëmbull, për të hequr aromën e cigares në sallon mund të vendosni disa pjata  me uthull dhe aroma e cigares ikën. Ndërsa për qeset e mbeturinava të cilat përhapin aroma të pakëndshme mund

Çfarë duhet të keni kujdes gjatë pastrimit?!

Aromat e këqija

Për të shmangur aromat e këqija duhet të merrni disa masa. Për shëmbull, për të hequr aromën e cigares në sallon mund të vendosni disa pjata  me uthull dhe aroma e cigares ikën. Ndërsa për qeset e mbeturinava të cilat përhapin aroma të pakëndshme mund të vendosni lekura limoni dhe copa akulli.

Kur merrni pluhurat

Kur merrni pluhurat e dyshemes vendosni disa gazeta të lagura në mënyrë që të thithet pluhuri i tepërt. Të njëjtën metodë mund të përdorni edhe për të hequr pluhurin nga druri. Vetëm kështu mund të shpëtoni nga pluhurat.

Njollat e bojës

Për të hequr njollat qe ndodhen nëpër mure mund të përdorni një gotë ujë të mbushur me zbardhues. Duke përdorur pambuk mund të pastroni njollat e lëna. Detergjenti që përdorni duhet të jetë detergjent njollash boje. Pastrimi bëhet nga lart poshtë.

Lëkurat e mollës

Mos i hidhni lëkurat e mollës. Vlojini ato dhe më pas përdorini për të pastruar enët e guzhinës. Do të shihni që enët tuaja do të shkëlqejnë nga pastërtia.

Kur ushqimet tuaja digjen

Ndodh që harroni ushqimet në sobë dhe tenxherja digjet. Mund të jetë e vështirë të pastroni të djegurat e tenxheres. Mbusheni tenxheren me ujë dhe hidhni gjysëm filxhan kripë. Ziejeni tenxheren për 20 min. Më pas vendosni kapakun dhe lëreni një natë.

/Rabihana Halili/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar