Shkup, shuhen nga flakët tre shtëpi

0

Një shtëpi është djegur plotësisht dhe dy te tjera janë prekur nga zjarri mbrëmjen e kaluar në lagjen Zollkuqani të Shkupit.

Zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale dhe fatmirësisht 9 anëtarët e familjes janë larguar menjëherë nga shtëpia dhe nuk ka pasur të dëmtuar.

Një person ka tentuar të shkëpusë energjinë elektrike në mënyrë që zjarri mos të përhapet në banesat e tjera përreth, i cili ka rrezikuar edhe jetën e tij.

Flakët e shumta të zjarrit kanë djegur 4 makina që ndodheshin në banesë, pasi zjarrfikëset kanë ardhur me vonesë në vendngjarje.

/Adisa Sida/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here