Shtyrja e statusit, Meta: Reformat të pakthyeshme për të arritur rezultate

0

Kryetari i parlamentit, Ilir Meta deklaron se reformat për për integrimin do të jenë të vazhdueshme pavarësisht refuzimit të statusit të vendit kandidat për Shqipërinë.

Në një deklaratë për mediat Meta shprehet se për vendin është shumë e rëndësishme forcimi I ligjit dhe reformat ekonomike, të cilat janë shumë të rëndësishme për qytetarët.

Shqipëria e ka zgjedhur rrugën e saj europiane. Europa është shumë e rëndësishme për Shqipërinë por edhe Shqipëria duhet të jetë më e rëndësishme për Europën.  Ky është një binom I pandarë  ndërsa sa I takon çështjes në fjalë mendoj se të gjithë politikanët duhet të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre sepse mesazhet kanë qënë të qarta. Do të vazhdojmë të përqëndrohemi në forcimin e ligjit dhe të reformat ekonomike. Edhe marrëveshja e fundit me FMN tregon seriozitetin dhe vullnetin për të ristrukturuar ekonominë e vendit në mënyrë që të heqim dorë nga politikat spontane populiste të cilat sjellin shqetësime të mëdha për stabilitetin makro-ekonomik të vendit dhe që frenojnë rritjen ekonomike në të ardhmen. Prandaj rruga e reformave është e pakthyeshme dhe do të japë rezultatet e saj” tha Meta.

Meta nuk la pa ironizuar mesazhion e publikuar dje nga ish-kryeministri Berisha, I cili akuzonte mazhorancën për refuzimin e statusit të vendit kandidat.

‘Lidhur me statusin më të fundit në Facebook të zotit Berisha dhe me akuzat dhe përgjegjësitë e tij për lajmin e djeshëm. Do ta ftoja për shkak të eksperiencës së gjatë që ka dhe të përgjegjësive që ka në politikë që ta përmbajë kënaqësinë edhe pse ajo mund të jetë  jo shumë e menduar dhe e arsyetuar sepse duket se është gati të shpallet më hollandez se kryetari i partisë së tij. Ndërkohë që për mua ju e dini, që përkrahja për Hollandën në futboll nuk do të mungojë siç ka qënë edhe në të kaluarën kur ajo ka qënë në ditët më të mira edhe sot që ajo nuk është në ditët më të mira sepse jam i bindur se e mira do të vijë edhe për Hollandën në futboll” shtoi Meta.

/Rovena Dupi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here