Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Shpëtim Gjikës

0

Seanca në ngarkim të Kryetarit të Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika dhe 7 punonjësve të këtij institucioni u shty për më datë 20 dhjetor. Vendimi u morr nga Gjykata e Vlorës e cila kishte planifikuar të mblidhej sot në orën 11:00. Vendimi u morr për arsye se avokati i mbrojtës i njërit prej të pandehurve kishte paraqitur raport mjekësor në pamundësi për të marrë pjesë në seancën gjyqësore.

Ndërkohë, vetë kryebashkiaku vlonjat u shpreh se “kjo është seanca e dytë në të cilën paraqitem. Kërkesa e Prokurorëve për transferimin e dosjes është absurde. Edhe nëse ndodh transferimi i dosjes për mua nuk është shqetësim. Prokuroria ka një vit që heton mbi këtë çështje dhe nuk ka patur asnjë lloj presioni”.

/Objektiv.al/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here