Shtohen aksionerët për gazsjellësin TAP

0

Konsorciumi TAP, përmes një njoftimi zyrtar ka bërë të ditur se tashmë po bashkëpunon me tre aksionerët e fushës së “Shah Denizit” dhe një tjetër kompani belge.

Gazsjellësi Trans-Adriatik, që do të kalojë përmes Shqipërisë zotërohet tashmë nga 7 kompani ndërkombëtarë. Tre më të mëdhenjtë janë, “British Petroleum”, norvegjezja “Shtatoil” dhe kompania shtetërore e gazit në azerbajxhan të cilat zotërojnë nga 20 për qind të aksioneve secila.

Kompanıa belge “Fluksis”, e njohur si një nga kompanitë më të mëdha të transmetimit të gazit në Europë zotëron 16 për qind, ndërsa francezja “Total” 10 për qind. Dy aksionerët e fundit janë gjermanja “E ON” me 9 për qind dhe zvicerania “Akspo” me 5 për qind.
Gazsjellësi Trans-Adriatik, që do të transportojë gazin Kaspik në Europë, do të kalojë përmes Shqipërisë dhe pritet të përfundojë në vitin 2019.

/Elta Liksenaj/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here