Shteti britanik u rrëmben fëmijët prindërve që nuk i mbrojnë nga varësia e telefonave

0

Shteti në Britaninë e Madhe po merr në përkujdesje fëmijët e moshës 11 vjeçare, arsye kjo për shkak se fëmijët kanë një varësi të madhe nga përdorimi i kompjuterit, telefonit dhe lojrave të ndryshme.Nuk mungojnë edhe raste në Yorkshire, Londër dhe Gloucestershire.images

Mendohet se autoritetet po ndërmarrin për herë të parë raste të këtij lloji.Fëmijët janë larguar nga fëmijët e tyre për shkak të varësisë së krijuar me vetëdëshirë, ndërsa disa prej tyre për shkak se prindërit e tyre i kanë lënë anash ata për shkak se edhe vetë ata kanë luajtur me këto lojra.

Ekspertët kanë paralajmëruar prindërit disa herë që t’i përcjellin shenjat e varësisë nga lojrat në telefon, sepse këtu përfshihet largimi nga shoqëria dhe humbja e interest për atë çfarë ndodh rreth tyre. “Ky problem është duke u rritur. Fëmijët po merren nën përkujdesje të shtetit dhe unë nuk jam i befasuar për këtë”, shprehet Mark Grifiths specialist i varësisë së sjelljeve.

Ai këshillon prinërit e shqetësuar për sjelljet të tyre që t’i dërgojnë ata tek një psikolog klinik.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e vendos varësinë nga lojërat kompjuterike në listën e çrregullimeve psikike, shkruan “Daily Mail”.

M.Kërçeli

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here