Shtetet e Bashkuara kundështojnë ofrimin e avionëve luftarakë për Ukrainën

Shtetet e Bashkuara kundështojnë ofrimin e avionëve luftarakë për Ukrainën

Shtetet e Bashkuara janë kundër ofrimit të avionëve luftarakë për Ukrainën. Një zyrtar i lartë amerikan i tha CNN se qëndrimi i SHBA-së nuk do të ndryshojë për këtë çështje. Kjo deklaratë erdhi mbas fjalimit që u mbajt ditën e enjte, ku presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkoi NATO-s një për qind të të gjithë

Shtetet e Bashkuara janë kundër ofrimit të avionëve luftarakë për Ukrainën.
Një zyrtar i lartë amerikan i tha CNN se qëndrimi i SHBA-së nuk do të ndryshojë për këtë çështje.

Kjo deklaratë erdhi mbas fjalimit që u mbajt ditën e enjte, ku presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkoi NATO-s një për qind të të gjithë avionëve të tyre.”Ju keni mijëra avionë luftarakë, por ne nuk na është dhënë ende një”, shprehet ai.

Më parë, zyrtarët amerikanë thanë se kundërshtonin ofrimin e avionëve luftarakë për Ukrainën sepse mund të shihej nga presidenti rus Vladimir Putin si një hap përshkallëzues për zhvillimin e luftës.

Denisa Kovaçi

Student
AUTHOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar