Shtëpiaket janë më të lumtura se femrat e tjera

Shtëpiaket janë më të lumtura se femrat e tjera

Të jesh shtëpiake nuk do të thotë domosdoshmërisht të jesh e dëshpëruar.  Me sa duket kjo është tashmë një përshtypje e vjetër, pasi një studim i bërë së fundmi në Britaninë e Madhe tregon të kundërtën. Sipas këtij studimi femrat amvisa janë më të lumtura se ato që shkojnë në punë. Nënat që qëndrojnë në

Të jesh shtëpiake nuk do të thotë domosdoshmërisht të jesh e dëshpëruar.  Me sa duket kjo është tashmë një përshtypje e vjetër, pasi një studim i bërë së fundmi në Britaninë e Madhe tregon të kundërtën.

Sipas këtij studimi femrat amvisa janë më të lumtura se ato që shkojnë në punë. Nënat që qëndrojnë në shtëpi, edhe pse nuk sjellin të ardhura në ekonominë familjare, nuk janë të mërzitura dhe nuk ndihen të padobishme. Dita e tyre është mjaftueshëm aktive dhe ato marrin kënaqësi prej përditshmërisë së tyre. Për më tepër ato nuk ndihen sikur nuk kanë përgjegjësi, përkundrazi.

Sondazhi tregon se nënat “me kohë të plotë” (full-time) i dhanë një notë mesatare 8 vlerës së jetës së tyre, ndërsa ato që punonin e vlerësuan atë me notën 7.8.

Gjithashtu sipas rezultateve të sondazhit, personat e martuar janë më të lumtur se ata të divorcuar apo beqarë.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar