Shtatë ambasadorët që zëvendësohen këtë shtator

0

Këtë fillimshtatori nuk ndërrohen vetëm qeveritë. Të paktën 7 përfaqësues diplomatik të vendeve të ndyshme në Shqipëri pritet të zëvendësohen. Kështu qeveria “Rama” do të bashkëpunojë me diplomatë të ndryshëm nga ata të deritanishmit.

Në listën e atyre që kanë mbaruar misionin e tyre diplomatik në Tiranë është edhe ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu. Së bashku me largimin e tij është konfirmuar edhe emri i zëvendësuesit, Donald Lu, aktualisht ambasador në Nju Delhi, Indi.

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Volfart, përfundoi vetëm 4 ditë pas zgjedhjeve mandatin e tij 3-vjeçar në Shqipëri. Pasuuesi i tij në këtë post do të jetë Florian Raunig nga Austria.

Misionin e saj diplomatik në Tiranë e ka përfunduar edhe ambasadorja e Republikës Federale Gjermane, Carola Müller-Holtkemper. Ende nuk dihet se kush do ta pasojë atë në këtë detyrë.

Midis të tjerëve kanë përfunduar mandatet e tyre diplomatike edhe ambasadorët e Maqedonisë (Vele Trpevski), Estonisë (Andres Talvik) dhe Palestinës, Issam Massalha. Ndërkohë që konfirmohet edhe largimi nga Shqipëria i përfaqësueses së Bankës Botërore, Kseniya Lvovsky. Nga vendet e tyre respektive ende nuk janë bërë të ditura emrat e pasuesve.

AMBASADORËT E HUAJ QË KANË MBARUAR MISIONIN E TYRE DIPLOMATIK NË SHQIPËRI 
AMBASADORI I SHBA
Aleksandër Arvizu (Zëvendësohet nga Donald Lu)
AMBASADORI I OSBE
Eugen Volfart (Zëvendësohet nga Florian Raunig)
AMBASADORJA E GJERMANISË
Carola Müller-Holtkemper
PËRFAQËSUESJA E BANKËS BOTËRORE
Kseniya Lvovsky
AMBASADORI I MAQEDONISË
Vele Trpevski
AMBASADORI I ESTONISË
Andres Talvik
AMBASADORI I PALESTINËS
Issam Massalha

/Romina Qama/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here