Shqiptari në Itali: Merreni dhe kujdesuni për fëmijën tim

0

Një 28-vjeçar shqiptar ka dalë në një stacion autobusi dhe i ka kërkuar njerëzve që ndodheshin atje të merrnin foshnjen e tij dhe të kujdeseshin për të.

Kjo ngjarje ka ndodhur në Villasmundo të Siracusës në një pikë karburanti, natën e 30 shtatorit. Dëshmitarët tregojnë se një baba i lutej njerëzve që ta merrnin vogëlushen e tij, pasi nuk mund të kujdesej për të si pasojë e kushteve të rënduara ekonomike.

Më pas “babai” është arrestuar me akuzën e tentativës së braktisjes së të miturit, gjithashtu e ëma, një rumune 27 vjeçare është paditur për të njëjtën akuzë. Mediat italiane kanë raportuar se dëshmitarët janë tronditur nga ofertat e këtyre njerzve që braktisinin foshnjen e tyre.

/Altin Tufa/

 

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here