Shqiptarët u “plakën” me pesë vjet

Shqiptarët u “plakën” me pesë vjet

Të dhënat zyrtare të publikuara sot nga Instituti i Statistikave tregojnë për një plakje të shpejtë të popullsisë në Shqipëri. Mësohet se për dhjetë vjet popullsia është plakur me plot 5.1 vite. Më konkretisht, sipas Censusit të vitit 2001, mosha mesatare në vend ishte 30.6 vjeç, ndërsa deri në vitin 2011 kur edhe u zhvilluar

Të dhënat zyrtare të publikuara sot nga Instituti i Statistikave tregojnë për një plakje të shpejtë të popullsisë në Shqipëri.

Mësohet se për dhjetë vjet popullsia është plakur me plot 5.1 vite. Më konkretisht, sipas Censusit të vitit 2001, mosha mesatare në vend ishte 30.6 vjeç, ndërsa deri në vitin 2011 kur edhe u zhvilluar Censusi i radhës mësohet të ketë arritur në 35.5 vjeç.

Sipas të dhënave, qarku me moshën mesatare më të lartë është ai i Gjirokastrës me 39.7 vjeç, i cili ka përjetuar gjithashtu edhe një ulje më të madhe të numrit të popullsisë, ndërsa qarku me moshën mesatare më të re është ai i Kukësit me 30.2 vjeç.

/E.S./

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar