Shqiptarët keqtrajtojnë flokët

Shqiptarët keqtrajtojnë flokët

Gjatë koheve të fundit  po vihet re ndjeshëm që shqiptarëve po u bie floku që në moshë te re. Si femrat ashtu dhe meshkujt kanë hasur probleme me flokët që po u bien dhe po i’u dalin thinjat para moshes 30 vjecare. Trikologët shpjegojnë se shaku kryesor është përdorimi i medikamenteve drejtpërsëdrejti në flok. Larmia

Gjatë koheve të fundit  po vihet re ndjeshëm që shqiptarëve po u bie floku që në moshë te re.

Si femrat ashtu dhe meshkujt kanë hasur probleme me flokët që po u bien dhe po i’u dalin thinjat para moshes 30 vjecare.

Trikologët shpjegojnë se shaku kryesor është përdorimi i medikamenteve drejtpërsëdrejti në flok. Larmia e shampove, balsameve, kremrave, vajrave, xhelit dhe llakut për flokun, shkumës etj  kanë sjell këtë rezultat negativ, për të cilin shqiptarët janë të papërgjegjshëm.

Tendenca e femrave për të lyer flokun që në moshën 15-vjeçare ka sjellë pasoja në ashpërsimin e flokëve, rënien e tyre si dhe në nevojën që lyerja të përsëritet herë pas here.

Po ashtu përdorimi i xhelit, llakut dhe shkumës nga gjinia mashkullore qysh në fëmijëri ndikon direkt në prishjen e rënies së flokëve, duke sjellë rënien e plotë të tyre përpara moshës 30-vjeçare.

ISHP-ja u bën thirrje femrave të bëjnë kujdes me medikamentet që përdorin parukieret në flokët e tyre, duke treguar interes të veçantë për cilësinë dhe produktin.Si dhe u  apelon njerëzve të evitojnë sa të munden çdo krem apo zbutës që u këshillohet për trajtimin e flokëve, nëse aplikimi i tij bëhet qysh nga rënia.

/Sonila Duka/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar