Shqiptarët, 70 milionë USD në dy vjet nga taksa e naftës

0

Që prej 1 shtatorit të 2011 qeveria aplikoi skemën e re për llogaritjen  e taksës së mjeteve të transportit duke ndryshuar edhe taksën ndaj karburanteve naftës dhe benzinës ku u aplikua  taksa 5 lekë për litër. Gjithashtu, qeveria vendosi të rrisë dhe taksën e karbonit e cila prek direkt karburantin, me tarifën 3 lekë për naftën dhe 1.5 për benzinën.

Në janar të vitit të kaluar taksa e qarkullimit për karburantet u bë 7 lekë ose 8.4 lekë bashkë me TVSH-në, si dhe unifikimi i akcizës nga  Ministria e Financave në 37 lekë për litër , për naftën  dhe  benzinën, ishin këto tre lëvizje të fundit që në nga llogaritjet  bazë të konsumit të naftës dhe  benzinës del se,  konsumatorët shqiptarë kanë paguar të paktën 70 milionë dollarë më tepër.

Ndërkaq, analistët e tregut të karburanteve thonë se në ҫmimin e naftës  dhe të benzinës, që sot është diku 180 lekë për litër,  mund të thuhet se 100 lekë ose më shumë shkon për arkën e shtetit në formën e taksave të drejtpërdrejta apo indirekte.

Importet e lëndës djegëse ishin 431.835 tonë ose 26 mijë më pak se në 2011-n,  të ardhurat për 2012-n ishin rreth 350 milionë USD, ose 27 për qind e totalit të mbledhur për të gjithë produktet, ndërsa nga akciza e karburanteve dogana ka mbledhur rreth 3.4 miliardë lekë më pak se në 2011-n, kjo lidhet me rritjen e ҫmimit të karburantëve me të paktën 15-20 për qind në tre vitet e fundit si pasojë e politikave të brenshme për rritjen e taksave dhe bursave.

/Erilda Sulika/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here