Shqipëria zgjidhet anëtare e Këshillit të Drejtave të Njeriut të OKB-së

Ministria e Punëve të Jashtme njofton se Shqipëria zgjidhet për herë të parë anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut me 176 në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork. Në deklaratën thuhet se Shqipëria ka shumë për t’i ofroruar botës përmes vlerave që e karakterizojnë si harmonia fetare, fqinjësi të mirë, tolerancën

Ministria e Punëve të Jashtme njofton se Shqipëria zgjidhet për herë të parë anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut me 176 në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork. Në deklaratën thuhet se Shqipëria ka shumë për t’i ofroruar botës përmes vlerave që e karakterizojnë si harmonia fetare, fqinjësi të mirë, tolerancën dhe mikëpritjen si dhe përmes përvojës së përfituar gjatë reformimit të gjithëanshëm që ka kaluar vendi. Sipas MPJ zgjedhja e Shqipërisë në këtë organizatë është një vlerësim dhe garanci për angazhimin në çështjen e të drejtave të njeriut.

“Shqipëria vlerëson se KDNJ ia ka arritur të fitojë një platformë vitale për çështjet tematike të të drejtave të njeriut kudo në botë, ku vendet anëtare kanë mundësinë për të diskutuar për to dhe të marrë veprime konkrete për adresimin adekuatë të tyre. Gjatë anëtarësisë së saj 3 vjeçare në KDNJ, Republika e Shqipërisë do të angazhohet për universalizimin dhe pandashmërinë e të drejtave të njeriut, në forcimin e tyre dhe të infrastrukturës së sistemit të OKB-së, duke përfshirë rritjen e kapaciteteve të Këshillit. Shqipëria do të vazhdojë të përmbushë të gjitha detyrimet dhe angazhimet e saj për përmisimin dhe zbatimin e kuadrit ligjor dhe institucional, si për avancimin më tej të politikave kombëtare dhe ndërkombëtare, në mbrojtjen e të drejtave të njeriut.” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

/Objektiv.al/

 

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar