Shqipëria, vendi i rezervave më të mëdha naftëmbajtëse tokësore në Evropë

Shqipëria, vendi i rezervave më të mëdha naftëmbajtëse tokësore në Evropë

Vendi ynë, Shqipëria zotëron një potencial të madh të pasurive minerale. Sipas drejtorit të përgjithshëm të grupit kanadez “Petromans”, Glen McNamara, Shqipëria  zotëron fushën më të madhe naftëmbajtëse tokësore në Evropë, me një rezervë prej rreth 430 milonë tonë naftë që janë  zbuluar në vendin tonë. McNamara gjatë forumit  të zhvilluar dje në Tiranë “Për

Vendi ynë, Shqipëria zotëron një potencial të madh të pasurive minerale. Sipas drejtorit të përgjithshëm të grupit kanadez “Petromans”, Glen McNamara, Shqipëria  zotëron fushën më të madhe naftëmbajtëse tokësore në Evropë, me një rezervë prej rreth 430 milonë tonë naftë që janë  zbuluar në vendin tonë.

McNamara gjatë forumit  të zhvilluar dje në Tiranë “Për zhvillimin e modelit ekonomik  bazuar në sektorin e energjisë dhe të hidrokarbureve”, është shprehur se Shqipëria zotëron disa zona aktive dhe një potencial të konsiderueshëm ende të pa zbuluar të rezervave të naftës.

Nafta dhe Gazi

Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore shtjelloi gjatë forumit të djeshëm, në mënyrë të hollësishme potencialin e pasurive nëntokësore.
Ai foli për situatën e licencimit në fushën e prodhimit dhe zhvillimit në zonat naftëmbajtëse ekzistuese duke deklaruar për shtatë  licencat e nënshkruara nga shteti shqiptar me kompani të ndryshme. Në zonën Ballsh-Hekalit operon kompania “Stream Oil & Gas”; në Cakran-Mollaj operon “Stream Oil & Gas”; në Patos-Marinez, “Bankers Petroleum”; në Gorisht-Koculit, “Stream Oil & Gas”; në Delvinë po “Stream Oil & Gas”; në Kuçovë, “Sherëood International”; dhe në Visokë, “Transoilgroup AG”.

Gjithashtu drejtori i AKBN-së bëri me dije se në bllokun detar të Durrësit po zhvillon kërkime kompania “San Leone”. Për blloqet “A&B,D&E,2&3” janë nënshkruar tre marrëveshje me shoqërinë “Petromanas Albania”. Në bllokun “F” zhvillon kërkimet “Bankers Petroleum” si dhe në bllokun e emërtuar Joni-5 zhvillon kërkime kompania “Capricorn”. Kompania “Emanuelle Adriatic Energy Limited” zhvillon kërkimet në blloqet detare 2,3,4, ndërkohë që blloqe të tjera detare e tokësore përfshihen në licencën e kompanisë shtetërore shqiptare “Albpetrol”.

Sokol Behaj theksoi se Shqipëria zotëron një rezervë prej 34.9 milionë tonësh krom, 230 milionë ton hekur nikel e 32 milionë ton bakër. Sipas tij, në maj të vitit 2013 numri i lejeve minerare është 648.
Numri më i madh i licencave i përket industrisë nxjerrëse të kromit, ku aktualisht janë nënshkruar 226 leje nga 203 në vitin 2012. Për hekur-nikel, në 6 rrethe të vendit numërohen 31 leje shfrytëzimi, për mineralin e bakrit numërohen 7 leje shfrytëzimi, nga 4 në vitin 2012.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar