UEFA ka zyrtarizuar nëntë shtete që kanë aplikuar për organizimin e Superkupës në 2020 ku mes tyre është edhe shqipëria. Afati i fundit për të dorezuar aplikimin ishte deri në 12 janar dhe sipas njoftimit të publikuar në websajtin e UEFA-s dhe në faqen e FSHF-së, nëntë vendet që kanë shfaqur interes për të pritur Superkupën e 2020
UEFA ka zyrtarizuar nëntë shtete që kanë aplikuar për organizimin e Superkupës në 2020 ku mes tyre është edhe shqipëria.
Afati i fundit për të dorezuar aplikimin ishte deri në 12 janar dhe sipas njoftimit të publikuar në websajtin e UEFA-s dhe në faqen e FSHF-së, nëntë vendet që kanë shfaqur interes për të pritur Superkupën e 2020 janë:
1- Shqipëria
2- Bjellorusia
3- Finlanda
4- Izraeli
5- Franca
6- Moldavia
7- Kazakistani
8- Portugalia
9- Irlanda e veriut
Shqipëria do të marrë vesh nëse do të presë një Superkupë Europe në maj të 2018 kur UEFA të marrë vendimin përfundimtar.
Përgatiti: D.M
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *