Qeveria është duke përgatitur draftin për mbylljen e tre ambasadave në Ballkan, përkatësisht në Kroaci, në Bosnje-Hercegovinë dhe në Malin e Zi. Të tri këto vende kanë një prani të madhe shqiptarësh etnikë, arbëreshë dhe të zhvendosur në kohërat e ish-Jugosllavisë. Me të tri vendet gjithashtu Shqipëria ka shkëmbime ekonomike dhe interesa gjeopolitike të rëndësishëm.Sipas
Qeveria është duke përgatitur draftin për mbylljen e tre ambasadave në Ballkan, përkatësisht në Kroaci, në Bosnje-Hercegovinë dhe në Malin e Zi. Të tri këto vende kanë një prani të madhe shqiptarësh etnikë, arbëreshë dhe të zhvendosur në kohërat e ish-Jugosllavisë. Me të tri vendet gjithashtu Shqipëria ka shkëmbime ekonomike dhe interesa gjeopolitike të rëndësishëm.Sipas burimeve nga ministria e Jashtme, pritet që Shqipëria të mbyllë ambasadën e saj në Kroaci (vendi i fundit në rajon nga Ballkani Perëndimor, që u bë anëtar i Bashkimit Europian pas Greqisë, Qipros, Sllovenisë, Hungarisë, Rumanisë dhe Bullgarisë), në Malin e Zi dhe Bosnje-Hercegovinë, vende ku numri i shqiptarëve është shumë i madh.
Zëdhënësi Dervishi pohoi se po bëhet vlerësimi i punës së ambasadës në Bosnje e Hercegovinë, por as mohoi dhe as pohoi sakaq, mbylljen e kësaj ambasade si dhe në Kroaci e Mal të Zi. Për momentin këto ambasada mund të konsiderohen të falimentuara për mundësinë që ato kanë për të funksionuar, pasi buxheti që Ministria e Jashtme ka akorduar më herët për to nuk i kalon të 400 mijë eurot. Në Sarajevë ambasada funksionon vetëm me ambasadorin, në Zagreb dhe në Podgoricë funksionojnë me ambasadorin dhe dy punonjës të tjerë. Iish-ministri i Jashtëm, Aldo Bumçi tha se do të ishte gabim i madh për politikën e jashtme nëse shteti shqiptar mbyll këto tre ambasada: “Nëse është e vërtetë, është gabim i madh që ne ta nisim me mbylljen e ambasadave, aq më tepër në vendet e rajonit”. Për ish-ministrin, anëtar i Komisionit të Politikës së Jashtme, lënia e ambasadës në kryeqendrën e Serbisë, Beograd dhe mbyllja e atyre ku faktori shqiptar është i ndjeshëm, të le dyshime të thella: “Rasti i Kroacisë është direkt në dëm të shqiptarëve. Ndërsa në raste të tjera ambasadat tona duhet të qëndrojnë për shkak të një marrëdhënie bilaterale, Kroacia është më shumë se kaq. Kroacia ka bërë baraspeshën me Serbinë. Kroacia ka mbajtur një qëndrim historikisht pro Kosovës.
Kroacia ka mbështetur Shqipërinë në proceset integruese”-tha ai. Ambasadori i Shqipërisë në Kroaci është Pëllumb Qazimi, ish-Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Në Podgoricë kemi jozyrtarisht rreth 7-9 për qind shqiptarë etnikë që mbeten fare pa mbështetje. Ambasador në Malin e Zi është Tonin Beci. Sipas regjistrimit të vitit 2011, njohur si “censusi”, Mali i Zi numëroi 620,029 banorë dhe 194,795 ekonomi familjare; Shqiptarë, 20,537 (ose 3.3%) myslimanë (sipas kombësisë), por nuk thuhet se ku hyjnë shqiptarët katolikë.Sakaq, në Sarajevë ka thuajse 100 mijë shqiptarë të vjetër dhe të rinj dhe gjithashtu Shqipëria ka trupa paqeruajtëse që mbeten pa ambasadë. Mirëpo, këtë mund ta ndjejë edhe komuniteti boshnjak i vendosur në Qarkun e Durrësit, përkatësisht në Shijak apo Sukth, i vendosur pas krimeve serbe që prej Luftërave Ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore. Burime diplomatike thonë se ka pasur një konflikt mes ministrit Bushati me ambasadorin Flamur Gashi. Ministri ka kërkuar më shumë shpjegime se përse ambasadori është takuar me Drejtorin për Evropën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Xhonatan Mur (Jonathan Moore) si dhe me ambasadorin Frenk Uisner (Frank Wisner).
Ndonëse ende nuk ka informacion zyrtar për mbylljen e të tri ambasadave, një letër e diplomatit Gashi ka mbërritur në presidencë. Në letër i shkruhet presidentit Bujar Nishani që ambasadori është gati edhe të tërhiqet, vetëm që përfaqësia e lartë diplomatike e Shqipërisë në Sarajevë të mos mbyllet. Mandati i ambasadorit Gashi përfundon pas 7-8 muajsh. Megjithatë, nuk ka asnjë të dhënë që mundësia e ristrukturimit të shërbimit të jashtëm apo mbylljes së ambasadave, përfshi Sarajevën, të ketë shkaqe politike. Ambasada të tjera që janë në diskutim për t’u mbyllur, përfshirë shkurtimin me 30 për qind të stafit diplomatik (brenda dhe jashtë ministrisë së Jashtme), janë në Danimarkë, Sllovaki, Portugali, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katar dhe Malajzi.
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *