Shqipëria shpenzon 250 mijë euro për njohjen e Kosovës

Qeveria shqiptare ka shpenzuar nga buxheti i saj rreth 250 mijë euro për lobimet për njohjen e Kosovës. Sipas raportit të publikuar të Ministrisë së Punëve të Jashtme, në pjesën e parë të vitit 2013, pjesë që i takonte qeverisë “Berisha”,  ishte planifikuar një buxhet prej 8.484.000 lekë. Ndërkohë ka një pjesë tjetër  fondi, prej

Qeveria shqiptare ka shpenzuar nga buxheti i saj rreth 250 mijë euro për lobimet për njohjen e Kosovës.

Sipas raportit të publikuar të Ministrisë së Punëve të Jashtme, në pjesën e parë të vitit 2013, pjesë që i takonte qeverisë “Berisha”,  ishte planifikuar një buxhet prej 8.484.000 lekë. Ndërkohë ka një pjesë tjetër  fondi, prej 6 milionë lekësh që është shpenzuar për pjesmarrjen Kosovës në nismat rajonale dhe organiozatat ndërkombëtare nga fondi i plotë prej 12.160.000 lekësh.

Në total, shpenzimet e parashikuara për Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë janë 2.195.268.000 lekë për vitin 2013. Fond nga i cili 1.786.573,000 lekë do të përdoren për mbështetje diplomatike jashtë vendit. Ndërkohë për gjashtëmujorin e parë janë shpenzuar 116.694.000 lekë. Gjatë 6-mujorit të 2013 një rëndësi i është kushtuar rritjes së imazhit të Shqipërisë në organizatat e njohura ndërkombëtare. Për rritjen e profilit të Shqipërisë në OSBE janë shpenzuar 5 milionë lekë të reja vetëm për 6 muaj, ndërsa për rritjen e profilit në Këshillin e Europës 4.2 milionë lekë. Në total vetëm këto dy shërbime shkojnë 9.2 milionë për 6-mujorin e parë, ndërsa për ofrimin e shërbimeve konsullore pranë MPJ-së janë paguar 1.7 milionë dhe për përsosjen e shërbimit konsullor 3 milionë.

Ndërkaq, vetëm për pjesëmarrjen aktive në NATO janë paguar 6.5 milionë lekë për 6- mujorin e parë, ndërsa lobime pranë strukturave komunitare dhe vendeve anëtare në total janë paguar 9.5 milionë lekë.

Në emërtimin “Shqipëria dhe siguria ndërkombëtare”, ku kanë qenë të planifikuara 9.962.000 lekë janë shpenzuar për vitin 2013 4.700.000 lekë, ndërsa për mbrojtjen e interesave të vendit në frankofoni nga 11.085.000 lekë janë shpenzuar 5.000.000 lekë.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar