Shqipëria, shembull i shkëlqyer i tolerancës fetare

0

Shqipëria është një shembull i shkëlqyer i tolerancës fetare, u shpreh kryeministri Sali Berisha.

Gjatë fjalimit të tij në Konferencës e nivelit të lartë të OSBE-së mbi Tolerancën dhe Mosdiskriminimin, zoti Berisha theksoi vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të bashkëpunuar me OSBE-në në këtë drejtim.

“Toleranca fetare është një aset i madh, asnjëherë nuk ka qenë një problem”, deklaroi kreu i qeverisë.

Ndërsa për çështjen e diskriminimit, Berisha u shpreh se dhuna në familje dhe ajo ndaj gruas janë fenomene ndaj të cilëve duhen marrë masa.

“Vendimi im është shumë i angazhuar në këtë drejtim, për të bashkëpunuar me të gjithë aktorët për përmirësimin e shoqërive tona dhe të ardhmes sonë”, tha kryeministri.

 

/Amela Shehi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here